Categories Lajme

Shkrimtarit Milan Kundera i rikthehet shtetësia çeke

Më shumë se katër dekada pasi iku nga komunizmi në atdheun e tij, shkrimtari, Milan Kundera, e ka rifituar shtetësinë e tij çeke. Shkrimtari 90 vjeçar, është autori i shumë veprave me famë ndërkombëtare, përfshirë veprat “Shakaja” dhe “Mosdija”. “Ky është një gjest simbolik shumë i rëndësishëm, një kthim simbolik i shkrimtarit më të madh çek”, tha Petr Drulak, ambasador i Çekisë në Francë, i cili i dorëzoi dokumentet e shtetësisë shkrimtarit Kundera, në apartamentin e tij në Paris.

Në vitin 1975 Kundera iku nga Çekosllovakia e atëhershme e cila qeverisej nga komunistët. Katër vjet më vonë, regjimi komunist ndaloi librat e tij dhe i hoqi shtetësinë pas botimit të veprës “Libri i Qeshjes dhe Harresës”, në të cilin ai e quajti presidentin e atëhershëm Gustav Husak “president i harresës”. Kundera mori nënshtetësinë franceze më 1981 dhe rrallë e vizitoi atdheun e tij, madje edhe pas rënies së komunizmit më 1989 dhe ndarjes pasuese të Çekosllovakisë më 1993. Kryeministri çek, Andrej Babis,e filloi së pari idenë për kthimin e shtetësisë së Kunderës, pasi të dy u takuan në kryeqytetin francez vitin e kaluar. I.C./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME