Categories Lajme

Shkrirja e akullnajave nxjerr thesaret e së shkuarës, zbulohen artefakte nga 9,500 vite më parë

Ndryshimet klimaterike po krijojnë site shumë të vlefshme arkeologjike në malet alpine ku akullnajat në shkrirje e sipër po nxjerrin në pah “thesare” që datojnë mijëra vite pas. Ekipet e kërkimit kanë zbuluar së fundmi një varg prej fibrash bimore nga 6,000 vite më parë, një figurë antike prej druri, këpucë me lidhëse si dhe mbetjet e një burri prehistorik që ka jetuar 2,800 vite përpara lindjes së Krishtit, bashkë më thesare të tjera të fshehura nën akuj.

Edhe pse ndryshimet klimaterike po zbulojnë relike të jashtëzakonshme, arkeologët janë në garë me kohën, pasi akulli është ai që i mban këto objekte të së shkuarës të ruajtura mirë. Arkeologia Regula Gubler tha për AFP: “Është një dritare shumë e vogël në kohë. Në 20 vite, këto zbulime do të jenë  zhdukur dhe ky akull nuk do të jetë më. Është pak stresuese.”

Ajo shpjegoi se materialet si lëkura, druri, lëvoret e bimëve dhe tekstilet mund të shkatërrohen nga erozioni. Dhe, arsyeja e vetme që këto relike kanë qëndruar të ruajtura mirë është akulli. Akullnajat në shkrirje janë duke krijuar një grup sitesh arkeologjike, aq i madh është ky grup sa ka lindur një fushë e re kërkimi- arkeologjia e akullnajave. Ndërsa arkeologët janë të vetëdijshëm për efektin shkatërrues të ndryshimit të klimës, shumë pranojnë se ka krijuar “një mundësi” për të zgjeruar në mënyrë dramatike kuptimin e jetës në male, mijëvjeçarë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME