Categories Lajme

Shkrumbohet banesa, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes në fshatin Murras

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Murras, në bashkinë  e Elbasanit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në banesat përreth.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, teksa pritet që grupi hetimor të nisë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin  tre anëtarë të familjes, të cilët kanë arritur të dalin menjëherë jashtë sapo kanë konstatuar flakët, duke shmangur kështu çdo rrezik për jetën. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një pajisje elektroshtëpiake. Autoritetet vijojnë hetimet për të konfirmuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U përplas nga një makinë, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit Pandeli Opingari

Ka ndërruar jetë Pandeli Opingari, një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Prurjet në lumenj dhe përrenj janë shtuar”, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Situata në territorin e Qarkut Shkodër thuhet se po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTOT/ Policia shoqëron përkrahësit e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përplaset me efektivët, shtrihet në tokë për të ndaluar arrestimet!

Pas protestës së Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të Shqipëria bëhet përpara Kryeministrisë, pati konfrontime me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari godet me thikë të riun, arrestohet nga policia

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje në qytetin e Gjirokastrës. Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

NGA VLORA NE QSUT-SHENDETESIA PUBLIKE NE ALARM DHE PROBLEM POLITIK KOMBETAR

NGA VLORA NE QSUT-SHENDETESIA PUBLIKE NE ALARM DHE PROBLEM POLITIK KOMBETAR Shohim rëndom përditë,abuzimet nga…

LEXO ME SHUME