Categories Lajme

NGA VLORA NE QSUT-SHENDETESIA PUBLIKE NE ALARM DHE PROBLEM POLITIK KOMBETAR

NGA VLORA NE QSUT-SHENDETESIA PUBLIKE NE ALARM DHE PROBLEM POLITIK KOMBETAR

Shohim rëndom përditë,abuzimet nga bluzat e bardha rryshfetet ,komunikimin e keq mjek/infermier pacient,gjë që sa po vjen dhe po shtohet.
Ka shumë faktorë që e favorizojnë,por faktori kyç është që është”qelbur koka”,dhe gjërat e tjera nuk mund të kenë mbarëvajtje.
Rasti i spitalave rajonale,por dhe e spitalit të Vlorës janë simptomat e një krize kombëtare që kanë përfshirë të gjithë sistemin e shëndetësisë në Shqipëri,duke filluar që nga spitalet e rretheve e deri në institucionin më të madh shëndetësor të vendit që është QSUT.
Prej vitesh qytetaret e Vlorës,ndoshta vlen të theksohet që pas viteve 90 haset me korrupsionin masiv nëpër spitale.Mjekët,infermierët,etj prej vitesh nuk pyesin pacientin kur hyn në spital se çfarë e shqetëson,por shikojnë sa para ka në dorë,e nëse s’ka para në dorë ,shikojnë se sa të fryrë e ka xhepin.
Në spitalin Rajonal Vlorë konkretisht,hasemi me një mungesë profosionalizmi te theksuar dhe mungesën e etikës së profesionit,nga mjekët dhe infermierët “vampira”.
Shikojmë mungesën e komunikimit njerëzor ku këta pseudo mjekë dhe infermierë e përdhosin betimin e Hipokratit.
Trajtim jo dinjitoz dhe një sistem që nuk funksionin mbi bazën e barazisë dhe nevojës mjekësore,por në bazën e atyre që do të lënë rryshfetin më të madh.Kët nuk janë vetëm ankesa personale,por ankesa të qytetarëve që rropaten dyerve te spitaleve,të qytetarëve që presin me orë të tëra pë të shkuar mjeku që të bëjnë hemodializën.
Por kush mendon që problemi është vetëm në Vlorë,gabon!
Edhe në QSUT ndodh i njëjti fenomen,madje atje i kanë tarifat dhe më të mëdha,dhe kohët e fundit raportimet mediatike na bëjnë me dije se aty ka shumë abuzime me mënyrën e menaxhimit të fondeve,marrëdhenien mes shërbimit publik e atij privat,mungesën e kontrollit efektiv dhe transparencën.
Kur raste kaq te ndryshme,dhe të përhapura kaq masivisht në të gjithë Shqipërinë ,rasti nuk mund të quhet më sporadik,ai bëhet një politikë shtetërore e dështuar,e kapur nga mafia e qeverisë dhe pushtetarët hajdutë.
Është domisdoshmërisht e duhur për tu thënë që jo të gjithë mjekët dhe infermierët janë pjesë e këtij problemi,mes tyre ka mjek e infermier të nderuar që mbajnë me dinjitet bluzën e bardhë,u shërbejnë me profesionalizëm dhe dashuri pacientëve,mbajnë me dinjitet dhe krenari uniformën e bardhë.Ka profesionistë të vërtë që punojnë mes presionit të madh ,pa mbrojtje institucionale dhe shpesh herë dhe të ekspozuar ndaj pakënaqësisë që buron nga qeverisja e hajdutëve.
Ky shkrim nuk është kritikë ndja bluzave të bardha,por nëse ata e mendojnë se është kritikë e drejtëpërdrejtë dhe për ta atëher të reflektojnë.
Shëndetësia publike nuk është privilegj!
Është e drejtë!
Kur e drejta cënohet në mënyrën e përsëritur,heshtja nuk është neutralitet!
Është bashkëfajësi!

Shon Malaj-Poet,publicist

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME