Categories Lajme

Shkrumbohet kati i parë i një pallati në Lushnjë, shpëtohet e moshuara

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në qendër të Lushnjës. Si pasojë e flakëve , është shkrumbuar totalisht e gjithë banesa, ndërsa e moshuara që ndodhej në të, ka qenë duke gatuar.

Sipas burimeve, pasi është larguar në një moment, flaka nga bombola që gatuante është përhapur në gjithë ambientin me tepër shpejtësi. Flakët kanë rrezikuar të gjithë ndërtesën, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pallati 5 katësh ndodhet në qendër të Lushnjes pranë Shtëpisë Muze të Kongresit. E moshuara është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve pa lëndime, pasi në momentin e zjarrit dhe përhapjes së flakëve ka qenë jashtë banesës, ndërkohë që djegia e gjithë banesës në katin e parë ka patur dëme të konsiderueshme materiale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME