Categories Lajme

Shkuan të riparonin defektin në kabinë, plagosen 2 elektricistë në Lezhë

Dy elektricistë janë plagosur gjatë ushtrimit të detyrës dje në Lezhë, pasi ishin duke riparuar defektin në një kabinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ishull-Lezhës dhe policia konfirmoi incidentin, duke sqaruar se gjendja shëndetësore e punonjësve të elektrikut ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Ishull Lezhë, janë dëmtuar 2 elektricistë, shtetasit E. A., 63 vjeç dhe Gj. M., 58 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore.

Po kështu dyshohet se si pasojë e një defekti, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Shëngjin. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier

Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SHBA “ngrin” vizat me 75 vende, mes tyre, Shqipëria dhe Kosova

Departamenti i Shtetit po pezullon përpunimin e vizave të imigrantëve për 75 vende në një përpjekje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi të martën sekuestrimin e një ngarkese masive…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Familjarë të Altin Ndocit thonë se nuk e dinë se ku ndodhet i afërmi i tyre, por…

LEXO ME SHUME