Categories Lajme

Shkumbini del nga shtrati, Braçe thirrje: Banorët e zonave buzë lumit të largohen menjëherë!

Zv.kryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje banorëve të 5 fshatrave në zonën e Lushnjës që të largohen bashkë me kafshë dhe mjete nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, i cili sipas tij rrezikon të dalë nga shtrati.

Braçe thotë banorët duhet t’i binden urdhërave të policisë dhe kryepleqve për t’u larguar, ndërsa publikon edhe disa foto nga gjendja e lumit pas shirave të vazhdueshëm të dy ditëve të fundit.

“Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature! Menjehere! Bindjuni urdherave te autoriteteve!”, shkruan Braçe.

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Uji ka vërshuar në rreth 20 banesa në lagjen “5 maji” si dhe më shumë se 30 shtëpi janë nën ujë në lagjen e “Uzinës 12” duke nxjerrë jashtë funksionit orenditë shtëpiake

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME