Ish-ministri i financave, Arben Malaj, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë në mbledhjen e gruput parlamentar të Partis Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj ka risjellë në vëmendje episode të ngjashme vite më parë ku protagonist ishte vetë ai dhe kryeministri Rama.
Postimi Ish-ministri i financave, Arben Malaj
Kerkoj një mirëkuptim. Nuk kam asnje interes personal të përballem cdo ditë me Ramën por rastet flagrante të kapjes së shtetit dhe varfërimit të shqiptarëve si rasti konkrete po bëhen gjithnje e më kërcenuese, gjithnjë dhe me varfëruese .
Me modelin e tij të një “mbreti kryeministrorë, Rama e ka vet vendosur veten si modeli më i keq anti shtet dhe sipad mediave vebdase dhe te huaja akuzohet se ështët i kapur nga interesa të pista.
Reagim per koncension skllavërues për ngjyrosjen e naftes.
Titulli : “Ngjyrosja naftës-cngjyros kapjen e shtetit të Ramës”.
Me kete koncension do të ndodh kapja e shtetit dhe grryerja e integritetit te qeverisjes.
Diskutimi i fundit mbi koncesionin e ngjyrosjes së hidrokarbureve në Shqipëri nuk është thjesht një debat teknik .
Diskutimi duhet një jetë alarm i fortë kunder vetofrimit ose edhe kapjes e Ramës nga interesa pista korruptive.
.
Si studjues ” mire/keq qeverisjes shoh me shqetësim 4 shkelje “me kembe dhe te qellimshme” të parimeve të qeverisjes së mirë (Good Governance):
Sipas ture: “Delegimi i kontrollit të mallrave të akcizës te privati dobëson autoritetin e organeve ligjzbatuese.
Përdorimi i strukturave offshore lejon transferimin e çmimeve (Profit Shifting), duke shmangur taksimin e drejtë në vendin e operimit.
3. Kostoja Sociale: Një tarifë prej 2 lekë/litër rëndon drejtpërdrejt mbi sektorët prodhues, veçanërisht bujqësinë, duke nxitur braktisjen e zonave rurale.
4. Kapja e shtetit :
(i) betonizon korrupsionin masiv dhe në nivelet më të larta te keq qeverisjes se vendit;
(ii) e bene penguese demokracine jo funksionale;
(iii) rrit autokracine drejte nje neodiktature;
(iv) rrit varferine shpirterore dhe materiale;
(v) ushqen pasigurite dhe pa qartesite dhe
(vi) me e keqja edhe me vetdije e “autokrateve” qeveritaret e justifikojne babezine e tyre me argumentimin se : ” Shoqerite tona nuk paskan qene gati per demokracionë” .
Prandaj sipas tyre autokracitë deri në mbretëri kryeministrore janë e keqja e domosdoshme edhe per disa dekada.
Realiteti ata fryhen deri ne nga babezia e tyrenderi në pangopësi.
Populli tretwt deri ne mbijetesë gjithnjë e më shume nga zhfenjimi per te dekada dhevhumbja e shpreses.
Braktisja masive e zemres dhe vendit na mban të varfër dhe na bënë akoma më të varfêr
Integriteti i një shteti matet me aftësinë e tij për t’i rezistuar babëzisë së grupeve të interesit”.
Kur “rregullat e lojës” hartohen për të favorizuar monopolet, ne nuk jemi më në një ekonomi tregu, por në një sistem të “Kapjes së Shtetit” nga dhe për oligarkët politikanë dhe oligarkët.
