Categories Lajme

Shoferi “fluturon” në Bypass-in e Fierit me 175 km/ h

Vijon ndëshkimi nga policia për shoferët rebelë, të cilët pavarësisht paralajmërimëve nuk zënë mend.

Policia thekson se si rezultat i monitorimit me radar dhe alkooltestues, janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë.

Po si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, policia thotë se janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1654 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

“Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, qëndroni në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare e anasjelltas është shumë i lartë dhe të gjitha rrugët monitorohen nga Policia Rrugore duke përdorur bazën logjistike që ka në dispozicion.

Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore për një qëllim: sigurinë e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional’ mbyllet apeli i radhës nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME