Categories Lajme

“Shoferi kishte pirë dy birra, mësuesit na porositën të mos tregonim”, si u tentua të fshihej aksidenti me 40 gjimnazistë në Qafë-Thanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Qafë-Thanë-Prrenjas, ku një autobuz i mbushur me gjimnazistë ka dalë nga rruga, por fatmirsisht pa dëmtime një njerëz, e ndërkohë që mungonte një njoftim zyratar nga policia e Elbasanit.

Për këtë rast ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se autobuzi me 40 gjimnazistë u përplas fillimisht me bordurën dhe pas me anësoret e rrugës, pasi shoferi ishte i pirë.

Më tej në mesazhin e tij qytetari dixhital shkruan se mësueset porositën nxënësit të mos e bënin publike ngjarjen.

Postimi i plotë:

Ndihma e pare mjeksore per femijet e plagosur ne Qaf Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, femijet i shpetoj Zoti! sb

“Pershendetje doktor Berisha, dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur. Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe jan transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxenesit mos e beni publike , shume kan thyer kembet , duart e me fraktura te ndryshme . Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf. Nje nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra , sipas mendimit tone shpejtsia ishte tej normave te lejuara pavarsisht se rruga kishte lageshtire. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre. Anonim te lutem.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME