Categories Kuriozitete

Shoferi shpëton qenin nga kordoni elektrik: Mezi merrte frymë, nuk mund të ecte!

Të hënën, një burrë nga Missouri shpëtoi jetën e një qeni, qafa e të cilit ishte e rrethuar me një kordon elektrik. David Fredman po shkonte për në punë kur pa kafshën e dëshpëruar që po përpiqej të nxirrte kokën nga kordoni, i cili ishte i lidhur me një kuti ngjitur me rrugën.

Fredman telefonoi menjëherë 911 para se të përdorte një thikë për të prerë kordonin në qafën e qenit Max. “Kur e pashë, nuk mund ta besoja që dikush mund t’ia bënte një kafshe këtë. Sapo preva kordonin, vura re se ai mezi merrte frymë. U përpoqa ta bëj që të ecë, por nuk mundte”, tha David.  Fredman shtoi se nuk ishte i sigurt nëse dikush u përpoq të lëndonte Max apo qeni mbeti i rrethuar nga kordoni elektrik aksidentalisht.

Max u dërgua menjëherë në një qendër për kujdesjen e kafshëve. Stafi i gjeti një mikrocip në qafë, me të cilin gjeti pronarin e tij, Dee Vaughn. “Dy orë më vonë, erdhi një telefonatë që më pyeste nëse e kisha humbur qenin”, tha pronari, i cili kishte nisur kërkimet që herët në mëngjes.

Dee u shokua kur pa foton e Max me kordonin e lidhur në qafë dhe falenderoi pafund David që i shpëtoi jetën kafshës së tij shtëpiake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME