Categories Lajme

Shoferi shqiptar iu bën “zbor” policëve grekë, thyen traun dhe godet patrullën, ndiqet si në filma

Për rreth 30 kilometra, 6 patrulla të policisë greke janë vënë në ndjekje të një makine që që ka hyrë në vend përmes Shqipërisë në Qafë-Botë, duke mos ndaluar për kontroll dhe duke tërhequr zvarrë hekurat mbrojtës.

Makina theu traun e doganës greke të Mavromatit dhe ka shtuar shpejtësinë për t’u futur në tokën greke.

Në tentativë për t’u larguar, shoferi shqiptar,Gardian Mirakaj, 39 vjeç nga Lezha ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Në ndjekje të tij kanë qenë 6 mjete te policisë greke të cilat pas 30 km i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit te Igumenicës.

Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Deri tani nuk është gjetur asnjë e dyshimtë në makinë dhe policia dyshon se drejtuesi ka probleme psikologjike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME