Categories Lajme

Shokon 25-vjeçari: ’Babai akuzoi nënën se linda nga tradhtia, mësova se ishte xhaxhai im’

Historia e 25-vjeçarit nga Veriu i Shqipërisë tronditi mesditën e kësaj të premte në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. I rritur mes skenave të dhunës dhe se nuk ishte fëmija i tij, A.G merr guximin të flasi për herë të parë publikisht për babanë.

Fillimisht ai ju drejtua me një letër programit, stafi i të cilit i bëri ftesë në studio. Me zërin që i dridhej, i ndrojtur por më shumë se kurrë i vendosur, 25-vjeçari rrëfen detaje rrëqethëse. Ai tregon sesi babai gjakoste nënën, teksa e akuzonte se e kishte tradhëtuar me vëllanë e tij.

“Drama e jetës time nis kur isha fëmijë. Kur luaja mbaj mend që në shtëpi dëgjoja zërin e ngritur të babait tim që zihej me nënën dhe i thoshte: ’’Ky nuk është djali im, ti më ke tradhtuar me tim vëlla.’’ Isha i vogël atëherë dhe nuk e kuptoja fjalën tradhti, po ama e ndjeja që im atë nuk më donte dhe nuk mora asnjëherë dashurinë e tij. Sytë e mi kanë parë nënën dhe dy vëllezërit të larë me gjak, veshët e mi kanë dëgjuar fjalët më të pista më të cilat im atë i drejtohej të shtrenjtës time.”

Edhe me e rëndë bëhej situata kur babai akuzonte rëndë nënën për tradhti. Babai na pengoi të shkonim tek xhaxhai, por unë nuk i kam ndërprerë kurrë kontaktet me të. Më dukej akuzë e rëndë e bërë nga babai ndaj të vëllait. Unë nuk e kam besuar kurrë një gjë të tillë’’-përlotet i riu

Babai asnjëherë nuk i qëndroi pranë, nuk kishte kujdesje për familjen. Sipas djalit, ditët e tij ishin në kafenetë e fshatit duke konsumuar alkool, ndërsa nëna mundohej të siguronte ushqim për fëmijët.

“Unë me vëllezërit jemi rritur me ushqimet që na ofronte kisha dhe çdo gjë tjetër që na falnin të afërmit tanë. Babai i kalonte ditët nëpër kafene dhe në darkë vinte i dehur. Një fëmijëri për të cilën s’kam nostalgji ta kujtoj, një fëmijëri që s’më bëri të ndihesha kurrë djalë dhe pse linda i tillë. Kjo gjë më bëri të bie pre e bullizmit nga bashkëmoshatarët e mi.”

Me kalimin e viteve për të riun situata ndryshoi. Sot, ai nuk është më fëmija i frikësuar para agresionit të babait dhunues, por djali në mbrojtje të nënës. Edhe pse i rritur mes dhunës ai nuk e ka parë kurrë figurën e babait si modeli, që do të donte të ndiqte. Endrra e të riut sot është në ngjisi shkallët e jetës pak e nga pak.

’Unë nuk kam dashur dhe as nuk dua që të ndjek gjurmët e babait tim. Mësoja shumë, me shpresën që të shkoja në Universitet dhe të shkëputesha nga ferri ku u rrita. Por kjo mbeti vetëm një ëndërr e bukur në sirtar, pasi unë nuk munda dot të shkelja kurrë në auditoret ku kisha thurur plane në netët pafund.

U përpoqa të ndiqja ndonjë kurs dhe ia arrita…Munda të bëj një kurs kuzhine me para borxh dhe punën time të parë e nisa si pjatalarës në një restorant. Rrogën e parë e dorëzova në familje. Më kujtohet mirë kur ende pa mbushr 19 vjeç, babait i dorëzova 120 mijë lekë të vjetra. M’i mori me nxitim dhe iku…Nuk bleu ushqime as për vëllezërit dhe nënën, por i prishi në kafenetë që frekuentonte.

Nëna dhe babai jetojnë bashkë sërish sot, por është më ndryshe sepse jemi rritur dhe e mbrojmë nënën. Tashmë dëshira ime është që të kem një familje te bashkuar’, përfundon rrëfimin e tij 25-vjeçari./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME