Categories Lajme

Shoqata e transportit sot në protestë: Këto janë kërkesat tona

Më 15 qershor në vendin tonë rinis transporti publik, ndërkohë këtë të hënë në orën 10, shoqata e transportit ndërqytetas do të zhvillojë një protestë para ministrisë së Infrastrukturës. Përgjegjësi i transportin për zonën e veriut Dashnor Mema në një interviste për emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se operatorët e transportit janë në gjendje të vështirë dhe kërkojnë një mbështetje nga qeveria.

“Transporti publik është i mbyllur që nga 12 marsi, dhe humbja që ka pësuar është shumë e madhe. Kostot e mjeteve dhe mirëmbajtja e tyre ka vënë në vështirësi operatorët e transportit. Përveç planit që ka nxjerrë ministria që do të udhëtojnë me 70 % të kapacitetit dhe se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, akoma nuk ka asnjë informacion tjetër se si do të veprojnë.

Që nga fillimi i bllokimit të transportit ne kemi kërkuar plotësimin e disa kërkesave, më të rëndësishme janë. Heqjen e akcizës së naftës pasi është baza për ne dhe është mundësia reale për të na nxjerrë nga kriza që jemi. Zbritja e pragut në shitje pasi siç e dimë transporti i udhëtarëve e ka në pragun 20 %, që vështirëson situatën e subjekteve dhe ne kemi kërkuar pragun 6 %”, është shprehur përfaqësuesi i transportit publik.
Ndër të tjera ai është shprehur se paga e luftës është ndihmesë por nuk është zgjidhje për punonjësit e transportit publik, ndërsa operatorët deri më tani nuk kanë asnjë ndihmesë deri më tani.

Ndërkohë përgjegjësi i transportit për zonën e jugut ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen atëherë operatorët do të rrisin çmimin e biletës. “Sigurisht është gjëja e fundit që ne mendojmë për rritjen e biletës, por mos plotësimi i kërkesave tona do të sjellë dhe rritjen e biletës në masën 20-30 %, por është gjëja e fundit në mendjen e operatorëve pasi ne e dimë gjendjen në të cilën janë qytetarët, pasi shërbimi do të jetë i njëjtë”, është shprehur përgjegjësi i transportit publik për zonën e jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME