Categories Lajme

Shoqërimi i Henri Çilit/ Preç Zogaj: Publikimi i fashikujve të dosjes në media për ta diskretituar. Kjo është drejtësi tranzitore që ndonjëherë ndërsehet

Shkrimtari Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, duke folur për arrestimin e Henri Cilit, deklaroi se i duken tepër të rënda publikimet në media të fashikujve të Prokurorisë, ku përmendet emri i botuesit.

Zogaj shprehet se publikimi i fashikujve të Prokurorisë bëhen për të diskretituar botuesin, kurse shton se kjo është një drejtësi tranzitore, që ndonjëherë edhe ndërsehet.

Është një veprim i nxituar dhe për mendimin tim, duke parë se çfarë ndodh këtu e jashtë Shqipërisë, ai mund të hetohej në gjendje të lirë, sepse ai nuk ka rrezik. E kam ndjekur me kujdes. Policia i lejon vetes që në media të dalin fashikuj të dosjes të përgjimit, e këtë nuk e kam thënë vetëm për Cilin. Nuk e kuptoj sesi një proces në hetim rrjedh në këtë formë për ta diskretituar atë. Kush u bën këto? Këto përgjime duke qenë të shkëputura nga konteksti krijojnë diskretitim. Kjo është drejtësi tranzitore që ndonjëherë edhe ndërsehet. Do të shohim. Avokatët kanë thënë që Cili është dorëzuar, i është dhënë një urdhër arresti, nuk është pyetur akoma ka thënë avokati i tij”, tha Zogaj.

Prec Zogaj theksoi se ndaj botuesit Henri Cili janë ngritur 5 akuza të rënda, duke nënvizuar se të gjitha do të bien poshtë e se Cili do të shkojë në shtëpi i qetë.

“I kanë vënë nja 5 akuza të mëdha, që mendoj se do dalin pak si bosh. Unë njoh edhe ca jo kujdesshme të Cilit, që prsh thotë “mirë se ta rregulloj unë” etj. Nuk vepron drejtësia kështu, drejtësia vepron ndryshe. Duan të diskretituar Cilin. Por kjo mënyrë po diskretituar në fakt drejtësinë. Unë nuk e di sesi do ta shlyejnë dëmin. Nuk e di si do shlyhet që kanë të bëjnë me themeluesin e një institucioni që ka shkrimtarë, gazetarë, universitet, prodhohen dije. Unë pres në orët në vijim që Henri Cili të shkojë në shtëpinë e tij e të hetohet në gjendje të lirë”, deklaroi Zogaj. (d.xh/ Balkanweb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME