Categories Lajme

Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Lezhë dhe Vlorë marrin masat e nevojshme ndaj përmbytjeve

Në fillim të janarit 2021, Shqipëria u përball me reshje me intensitet të lartë që rezultoi në përmbytje dhe rrëshqitje të dherave në shumë pjesë të vendit. Situata ishte më sfiduese për disa prej qyteteve bregdetare, si Shkodra, Lezha dhe Vlora.Në përgjigje të kësaj situate, Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime (UK) përkatëse morën masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë  dhe kanalizimeve.

Grupe pune të posacme u ngritën për montorimin e përditshëm të të gjithë stacioneve të pompave dhe rezervuarëve.  Në rastin e Shkodrës dhe Lezhës, shoqëritë UK çmontuan pompat në stacionet të cilat rrezikoheshin të përmbyteshin, kryesisht në zonat periferike, dhe më pas u ri-montuan pas normalizimit të situatës.

Që në fillim, Shoqëria UK Shkodër bëri të mundur me anën e mjeteve në dispozicion, furnizimin me ujë të pijshëm për njësitë administrative në situatë emergjence. Gjithashtu, shoqëria ka vazhduar punën për pastrimin e puseta dhe gradelave nga materiale të ndryshme të grumbulluara nga sasia e madhe e ujit.

Gjithashtu, një punë e mirë është bërë nga UK Vlorë duke informuar qytetarët përmes faqes zyrtare në “Facebook”, por edhe nëpërmjet mediave, që gjatë orëve me reshje intensive shiu, të ishin vigjilentë dhe të shmanginin daljet dhe lëvizjet e panevojshme. Dhjetra problematika të raportuara në kanalet komunikuese të shoqërisë në rrjetet sociale u zgjidhën në kohë.

Për më tepër, drejtori i UK Vlorë, z. Shkëlqim Leskaj, inspektoi situatën në terren, si në Novoselë ku Lumi Vjosa kishte dalë nga shtrati dhe në fshatin Xhyherinë, ku rritja e nivelit të Lumit Shushica, vuri në rrezik vendosi në rrezik stacionin e pompimit në këtë fshat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME