Categories Lajme

Shoqëroi nipin e ish-ministrit, po lici largohet pas 17 vitesh për të punuar si shofer bulmeti

“I ndershëm në Shqipëri”, kështu e ka titulluar gazetarja Anila Hoxha shkrimin ku pasqyrohen realitete të dhimbshme me të cilat përballen çdo ditë shumë punonjës policie në Shqipëri. Shkrimi i cili është kthyer në ‘viral’ në mediat online dhe rrjetet sociale tregon edhe historinë e një ish-polici të quajtur Artan A. 17 vite në radhët e policisë nuk ishin asgjë përpara nipit të deh ur të një ish-ministri shqiptar. Gazetarja Hoxha tregon se si shoqërimi i këtij personi të de hur i kushtoi karrierën dhe të gjithë sakrificat që Artani ka kaluar me uniformën blu.
“Ky ish polici polic quhet Artan A. Punoi 17 vjet në radhët e policisë së fundmi ishte tek Shqiponjat në Tiranë. Iku prej andej sepse në ndërhyrjen e fundit shoqëroi nipin e de hur të një ish ministri, i cili i hëngri kokën”, shkruan gazetarja në reagimin e saj.“Ditën që ndodhi kjo, ne i kërkuam shtetasit dokumentat, ai tha do ua bëj siç ua bënë policëve në Elbasan. U nxeha kërkova përforcime dhe e përcolla në komisariat. Qytetari nuk firmosi asnjë pretendim për dhu në, dhe më pas ai u lirua. Por pesë ditë më vonë ai dorëzoi një akt eks pertizë me shenja nga prangat në duar, kjo u pa si dhu në dhe sjellje e pahijshme dhe aktualisht jam nën he tim “. Artan A. e bën këtë rrëfim me fund të shpirtit jo sepse dëshiron të kthehet më në polici, por sepse ndihet i pavlerësuar, i hedhur poshtë, i tradhtuar nga eprorët, i pambrojtur, ndonëse ishte një shërbëtor i verbër i shtetit të tij. ”Sepse jam i pafajshëm dhe sepse kam bërë ar miq në emër te shtetit tim, i cili me ktheu kurrizin!” . “Jetoj me qira dhe muajt e parë ishin të vështirë, sepse kur je polic që e do policinë, të ngjan sikur të kanë shkulur zemrën “ thotë Artani. Ai punon shofer dhe shpërndan produkte bulmeti dhe unë u njoha me të në një dyqan, shkruan Hoxha.Ai më tha, vijon gazetarja, se policin nuk e duan , “isha nga ata që edhe po të vr itesha për vendin tim, s’do më vinte keq për jetën, por për familjen” .Shkrimi i plotë i Anila Hoxhës – I ndershëm në Shqipëri…Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME