Categories Lajme

“Shoqja kazetare…”/ Erion Braçe reagon ashpër ndaj Eni Vasilit për kanalin “RTSH Agro”

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, tema e diskutimit, ishte arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi nga SPAK. Moderatorja Eni Vasili gjatë komenteve të saj ndër të tjera tha se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH-Agro”, madje insistoi se ky televizion nuk ka audiencë, ndaj nuk e justifikon shifrën e shpenzuar për krijimin e tij.

Ky koment i moderatores ka sjellë reagimin e ish-zëvendëskryeministrit  dhe deputetit, Erion Braçe, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan atë “kazetare”, që nuk ka idenë e realitetit në Shqipëri.

“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në Tv publik te bej një kanal që ta shohësh ti; Ka njerëz qe nuk rrojnë ne gote luksi, por ne fusha, punojnë aty, prodhojnë aty! E di, janë ndryshe nga Pështyhen, po ja qe ka dhe bujq ne kete vend! Shoqja kazetare, po te blesh çdo gjë që ha ne Conad, pra nga Italia, as e ke idenë se çfarë prodhohet këtu, në Shqipëri, ne fshat, si ushqim natyrisht! Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla te bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 leke ne vit”- shkruan Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME