Categories Showbiz

Albi Nako: Fatkeqësia më e madhe është kur je në raport dhe ndihesh single

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë dy personazhet më të komentuar të showbiz-it. Prej disa kohësh janë përfolur për një lidhje të mundshme midis tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Të ftuar në programin”Rudina” në Tv Klan, nën drejtimin e moderatores, Rudina Magjistari ata kanë folur edhe për marrëdhënien e tyre. Për një periudhë kohe, ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, por në studio ata pranuan se tani sërish e kanë bërë njëri-tjetrin follow.

“Po e ndjekim dhe sa u gëzuan njerëzit, harruan gjithë hallet. Të nesërmen shikonim njerëzit ishin më të qetë në rrugë, respektonin vijat e bardha, hynin me jeshile, policët nuk i binin më bilbilit, parlamenti më i qetë, avioni ishte pa turbulenca”, shprehet Albi duke qeshur. Të pyetur nga moderatorja për motivin që ndërprenë ndjekjen në rrjetin social, Albi dhe Alba heshtin dhe ia lenë njëri-tjetrit radhën për të treguar arsyen.

“Nuk e mbaj mend, ka kohë që ka kaluar, por konflikte dhe gjëra profesionale”, shprehet Alba duke shtuar se ishte Albi ai që i bëri sërish follow në Instagram, por ata janë thjesht kolegë të mirë, asgjë më shumë, gëzojnë një respekt për njëri-tjetrin dhe të dy vazhdojnë jetën secili në anën e tij. Ata sqaruan se nuk janë në një lidhje së bashku, por të pyetur më tej nga Rudina Magjistari nëse janë në një lidhje me persona të tjerë, Albi shprehet se: “Nuk ka rëndësi nëse je single apo në raport, fatkeqësia më e madhe është kur je në raport dhe ndihesh single”./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME