Categories Lifestyle

Mjekët: Ushqimi i shpejtë ka tendencën e transmetimit të salmonelës

Fast foodet konsiderohen si burim rreziku për transmetimin e salmonelës. Mjekët infeksionistë shprehen se ushqimi i shpejtë është shkak edhe për sëmundjet tumorale dhe ato kardiovaskulare. Dietologët nga ana e tyre sugjerojnë një dietë të balancuar dhe të pasur me fruta e perime

Mesatarisht 40 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive për shkak të helmimit nga ushqimi. Mjekët infeksionit thonë se shpesh hasen me komplikacione për shkak të ushqimeve fast food. Pëllumb Pipero thekson se pikërisht ushqimet e shpejta kanë tendencën edhe të transmetimit të salmonelës.

Pëllumb Pipero: Fast food-et janë një mundësi e madhe për transmetimin e salmonelave, që shoqërohen me temperaturë, të përzjera, të vjella, ndonjëherë edhe gjendje të fikti. Konsumi i ushqimeve fast food sipas mjekëve dhe dietologëve përbën rrezik për shfaqjen e disa sëmundjeve si obeziteti, sëmundjet tumorale dhe ato kardiovaskulare.

Pëllumb Pipero: Obeziteti nuk ka vetëm peshën, por ka edhe një sërë sëmundjesh, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare etj.

Kalleshi: Skuqja e patateve është shumë e dëmshme. Buka është një bukë e bardhë, e cila nuk është se të ofron vlera ushqyese. Një jetë e shëndetshme për ekspertët duhet të përmbajë një dietë të balancuar dhe të pasur me perime, fruta dhe drithëra.

Kalleshi: Bëhet fjalë për të gjitha perimet jeshile, drithrat integrale.

Po ashtu ekspertët e shëndetit apelojnë për konsumimin e ushqimeve të përgatitur në shtëpi ndërsa një apel kanë edhe për institucionet të cilat duhet të intensifikojnë kontrollet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME