Categories Showbiz

Albin Kurti dhe Dua Lipa shtrëngojnë duart, publikohen fotot/ Ja çfarë u diskutua mes tyre

Prej datës 3 gusht Dua Lipa ndodhet në Prishtinë, ku po mbahet festivali i organizuar prej saj dhe të atit Dukagjinit.

Teksa ylli botëror u ngjit në skenë vet për të performuar në 4 gusht, këto ditë kanë qenë shumë të ngarkuara dhe të ngjeshura me takime për Duan. Ditën e sotme ajo ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Në takim ishte edhe Dukagjini teksa ka qenë kreu i qeverisë që ka ndarë fotot me ndjekësit në rrjetet sociale. Dua shihet e veshur me një fustan me rripa ngjyrë bezhë. Fustani është i ngushtë dhe i ngjatë, me një të çarë në një këmbë. Ajo e ka kombinuar look-un e saj me një palë sandale të zeza, teksa flokët i ka kapur bisht dhe ka realizuar një gërshet.

Kurti shkruan se falë “Sunny Hill” Kosova po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore. Ai thotë se Duan e ka falenderuar për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm.

Festivali “Sunny Hill” i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë. Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t’u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës.” – shkruan Kurti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME