Showbiz

Djali i Yllka Mujos i jep fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren

Aktori i njohur shqiptar, Amos Zaharia ose siç njihet ndryshe edhe si djali i Yllka Mujos i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku.

Çifti shfaqeshin kudo bashkë, madje dhe në intervista të ndryshme kanë shprehur publikisht dashurinë e tyre.

Lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elia me Princ Lekën.

Mirëpo, duket se çdo gjë ka marrë fund. Ata kanë fshirë fotot nga Instagrami dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Ndonëse nuk dihet arsyeja e ndarjes.

Kujtojmë që prej disa kohësh, Gigliola është pjesë e “E diell” në Top Channel./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: