Categories Lajme

Kim Jong Un “me dorë të hekurt”: Muzika ‘pop’ nga Jugu, kancer që meriton ekzekutim

Mes rritjes së influencave kulturore nga Korea e Jugut, Kim Jong Un ka nisur një fushatë te re shtypjeje ndaj fansave të muzikës moderne në Korenë e Veriut.

Lideri komunist 37-vjeçar ka ashpërsuar dënimet ndaj muzikës “perverse” moderne nga Korea e Jugut, e njohur si K-pop. Fushata sekrete anti-muzikë e autoriteteve të Penianit ka dalë në dritë së fundmi me disa dokumente të nxjerra nga Veriu, që janë publikuar në të përditshmen e Seulit, Daily NK, dhe më pas në New York Times.

Despoti që raportohet se kohët e fundit ka rënë në peshë, i quante importet e muzikës nga jugu një “kancer agresiv” që korrupton të rinjtë e pastër koreano-veriorë, veshjet, stilin e flokëve, gjuhën dhe sjelljen e tyre.

Teksa tenton të promovojë një stil tërësisht personal kulturor për vendin, Kim ka prezantuar ligjet e reja në fillim të vitit, duke kërkuar që kushdo që kapet duke ndjekur apo zotëruar përmbajtje kulturore koreano-jugore, të d ënohet deri më 15 vjet b urg dhe punë të detyruar. Për këtë shkelje d ënimi i mëparshëm ishte 5 vjet.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kontrabandistet e muzikës K-pop në veri mund të përballen me d ënim me v dekje. Në maj sipas raportimeve një qytetar u v ra me p ushkatim në Korenë e Veriut për kontrabandë muzike dhe zbavitjesh të tjera nga Jugu.

I quajtur shpesh nga mediat perendimore “Gangsteri i mbretërisë së tij eremite”, Kim ka ashpërsuar kohët e fundit retorikën e tij anti-kapitaliste, pasi rinia vendase po bëhet gjithnjë e më e influencuar nga stilet perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME