Showbiz

Ende s’e ka takuar mbesën, e ëma e Ledrit ndan foton prekëse

Po bëhen afro dy muaj nga ardhja në jetë e Poem Blu, vajzës së Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës. Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, çifti i njohur është treguar shumë dorëlëshuar, duke ndarë me ndjekësit portretin e plotë të së voglës së tyre. Mamaja e reperit, Xheraldina ka treguar se adhuron ta thërrasë të voglën e tyre, Poi.

Ajo tha se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim. Sara dhe Poem ndodhen në Gjermani dhe nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë këtë herë me babi Ledrin, dhe për këtë arsye as Xheraldina dhe as babai i reperit, Agroni nuk kanë mundur ta takojnë vogëlushen.

Së fundmi, Xheraldina ndau një foto të bashkëshortit të saj në zyrë, ku shihet tek pozon krah kompjuterit të tij, ku ndodhet si ëallpaper një foto e Poem Blu. “E pyes: Ku je,me kë je? Më dërgon foto si përgjigje.”, ka shkruar Xheraldina.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close