Categories Lajme

Përplasen tre automjete në Fushë Krujë: Humb jetën 46-vjeçari

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Derven, pranë Fushë Krujës. Në aksident janë përfshirë tre mjete, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një nga drejtuesit. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Toyota” me iniciale D. S., është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues A. S., 46 vjeç, banues në Pukë.

Po ashtu, ai është përplasur edhe me mjetin tip “Audi”, që drejtohej nga B. M. Ky i fundit, sipas policisë ishte në gjendje të d ehur. Nga përplasja, humbi jetën shoferi i mjetit tip “Ford”, 46 vjeçari A. S., dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë. Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i “Toyota-s” dhe 25-vjeçari që drejtonte Audi-n në gjendje të d ehur.

Njoftimi i policisë: Krujë Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është p ërplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të d ehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë. Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME