Categories Showbiz

Festoi ditëlindjen me 30 vetë Rita Ora, si Policia e ruante nga dritarja këngëtaren

Mediat britanike kanë kryqëzuar këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora, për shkak se shkeli rregullat e kufizimit të përhapjes së Covid 19. Ylli i popit organizoi një darkë sekrete për ditëlindjen e saj të 30-të, me 30 të ftuar në një restorant në Londrën perëndimore të shtunën.

Një punonjës i spitalit ka pyetur: “A mendojnë se rregullat nuk zbatohen për ta pasi janë të pasur apo të famshëm?”

Qeveria britanike i ka ndaluar qytetarët që të jenë pjesë e organizimeve të përbashkëta, me shumë persona, ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare  është konsideruar si mashtruese dhe egoiste.

Mes të ftuarve të Rita Orës ishin dhe yje të shoëbizit, si modelet Cara dhe Poppy Delevingne. Të ftuarit në festën e Ritës, u kapën duke dalë nga lokali, nga dera e pasme me shishe alkooli në dorë.

Një patrullë e Policisë u afrua pranë restorantit dhe panë nga dritarja, se çfarë po ndodhte brenda. Mësohet se Rita dhe motra e saj kanë qenë të parat që kanë mbërritur në restorant, dhe kanë pritur mbërritjen e të ftuave të tjerë. Mësohet se të gjithë të ftuarit kanë hyrë në lokal nga dera e pasme, dhe janë kujdesur që askush tjetër të mos prishte festën që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Rita u pa me taka të larta, një fustan të bardhë saten dhe një pallto ndërsa u shoqërua nga sigurimi teksa u largua nga lokali. Këngëtarja shqiptare mbante një maskë dhe një çantë të zezë, në momentin kur shihet duke hyrë në makinën e saj që e priste jashtë lokalit.

Një nënë 38-vjeçare që jeton afër vendit të ditëlindjes së Ritës tha: “Nuk kam ide se si dikush mund të ishte egoist sa të bënte diçka të tillë. Është e turpshme të organizosh një festë me shumë njerëz në një kohë pandemie”.

Qeveria britanike ka vendosur një bllokim kombëtar nga 5 nëntori deri më 2 dhjetor në një përpjekje për të parandaluar tubimet shoqërore dhe festat familjare.

Rregullat thonë se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin takimin me të tjerët me të cilët nuk jetojnë. Restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura, përveç vakteve të gatshme. Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba të majme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME