Categories Showbiz

Gazeta zyrtare e PD së Berishës publikon analizën e Luiz Ejlli: Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush

Gazeta zyrtare e PD-së së Berishës, RD, është kujdesur që t’i japë vëmendje analizës ekonomike që bëri këngëtari Luiz Ejlli teksa ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother. RD i cilëson si kritika të ashpra nga “eksperti” Ejlli për gjendjen e vendit që sa vjen e përkeqësohet dhe kjo sjell rritjen e numrit të shpopullimit.

Ejlli thotë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë me keq teksa thotë se askush nuk e di se si do bëhet më tej teksa në vend ka njerëz që nuk kanë bukë të hanë ndërsa shton se ka jetuar në Paris dhe se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë dyfishi.

Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet. Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush. Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Përditë duke lulëzuar këto kompani. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamarierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik.” – thotë Ejlli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME