Categories Showbiz

Kamela Islamaj flet në “Dola te Ola” për jetën e saj profesionale dhe personale

Në programin “Dola te Ola” e ftuara e dytë për këtë javë ishte këngëtarja e njohur Kamela Islamaj, e cila foli për jetën e saj personale dhe profesionale.

Kamela ka nisur mësimet e pianos në moshën 5-vjeçare, dhe në program rrëfeu se kur ka bërë konkursin në shkollën “Tefta Tashko Koço” në fillim e futën të studionte për violinë, ku qëndroi vetëm dy javë dhe më pas kaloi në piano. Ajo tregoi se fëmijëria e saj ka qenë ndryshe nga ajo e moshatarëve, pasi nuk ka mundur të luajë shumë me ta se duhet të kujdesej për duart.

Kënga në jetën e Kamelës ka ardhur me vonë dhe ajo rrëfeu se ka qenë i ati ai që e ka shtyrë drejt saj. Këngëtarja tha se ëndrra e saj e hershme ka qenë që të këndojë teksa luan në piano dhe për këtë gjë ajo po vijon të punojë dhe shumë shpejt do të vijë me disa projekte të reja muzikore.

Kamela foli në program edhe për partnerin e saj italian, me të cilin ajo prej rreth 7 vitesh bashkëjeton. Këngëtarja zbuloi se ata janë njohur në një rreth miqsh të përbashkët.

Gjatë programit Kamela mori edhe një videomesazh shumë të bukur nga mikesha e saj e ngushtë Orgesa Zaimi. Mbrëmja në “Dola te Ola” u mbyll me këngën “Arapkë moj, syzezë moj” interpretuar nga Kamela Islamaj dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, duke na dhuruar një moment të bukur televiziv në këto ditë të trishtueshme që po kalojmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME