Categories Sport

Liverpuli mund Çelsin në finalen e Kupës së Ligës

Finalja e Kupës së Ligës mes Çelsit dhe Liverpulit ishte emocionuese deri në momentet e fundit. U desh goditja e penalltive që të shpallej fituesi i trofeut me  Liverpulin  që doli i buzëqeshur nga kjo përballje.

Çelsi dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, ku pati një mori rastesh për të shënuar, por sulmuesit nuk u treguan të saktë. Në pjesën e dytë skuadrat u ndezën me Liverpulin që kaloi në avantazh me mesfushorin Matip. Megjithatë festa ishte e shkurtër pasi VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt përfundoi pa gola dhe u luajt koha shtesë. Në minutën e 110 Havertz realizoi për Çelsin, por përsëri goli u anulua për pozicion jashtë loje. Asnjë fitues dhe si përfundim skuadrat iu drejtuan ruletës së penalltive.

Nga goditja e 11 metërshave,  lojtarët e Liverpulit u treguan më të saktë. Goditjet shkuan deri tek portierët me gardianin e Çelsit, Kepa që e çoi topin jashtë portës dhe vulosi humbjen për skuadrën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME