Categories Showbiz

Kënga Magjike/Arditi sqaron njerëzit ”e pakënaqur”

Është vetëm java e katër e rubrikës “Kënga Magjike” tek “E diela shqiptare”, por pakënaqësitë e audiencës kanë nisur. Në foton e publikuar së fundmi nga Ardit Gjebrea, ku prezantonte artistët Big të radhës, moderatori u përball me “pakënaqësitë” e disa prej shikuesëve, sipas të cilëve nuk është e drejtë gara e artistëve të huaj me ata shqiptarë.

Një komenti të tillë, Gjebrea nuk ka vonuar t’i përgjigjet për të sqaruar më tej edhe të tjerë që mendojnë njësoj si komentuesi më lart. “Është vetëm java e 4-t, ka edhe 7 të tjera deri në natën finale, ndërkohë që si mund të nxjerrësh konkluzione për artistët shqiptarë kur ti nuk e di ende se kush do jetë? Për më tepër ti mendon që unë do prish krijesën që dua më së shumti? Sorry por qetësohu pak dhe nëse nuk të pëlqen idea e këngëve të huaja në Festival, duhet të kuptosh që tashmë është një realitet. Ashtu siç më duket e çuditshme të shkruash që artistët shqiptarë nuk i kanë kushtet e artistëve të huaj. Ky kompleks iferioriteti më duket i tejkaluar tashmë në të gjitja drejtimet. Sa për artisten spanjolle, mjafton ta dëgjosh live dhe e kupton pse është Big, pa folur për trofetë e saj.”

Edhe pas këtij sqarimi nga ana e tij, të tjerë kanë nisur të ankohen për cilësinë e këngëve, duke akuzuar se shumë prej këngëtarëve futen me miqësi. Edhe një kritike të tillë, Gjebrea ju përgjigj shkurt dhe shumë qartë: “Kënga Magjike nuk e njeh konceptin miqësi dhe shoqëri!”- vazhdon ai, duke i kujtuar të gjithëve se Kënga Magjike, pas 20 viteve sukses ka nisur një kapitull të ri me rregulla dhe surpriza të reja. Përveç faktit që artistët kanë kënduar live që prej të dielës së parë të transmetimit, ka ndryshuar edhe procesi i votimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME