Categories Politike

Eurodeputetja shqiptare kërkon negociatat por me kushte

Eurodeputetja e Suedisë, Arba Kokalari, e cila është me origjinë shqiptare, ka kërkuar nga shteti i saj që të ndikojë që shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

”Këtë javë, ministrat e BE-së do të mblidhen për të vendosur nëse BE duhet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca, midis të tjerëve, është frenuese. Suedia duhet të shtyjë ministrat e BE-së që t’i thonë ‘po’ hapjes së negociatave. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë qeveritë që të zbatojnë reformat demokratike”.

Deputetja thekson edhe se asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE-së pa arritur kërkesat për demokraci, luftë ndaj korrupsionit dhe forcim të sundimit të ligjit. ”BE-ja duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe të ketë kufij të qartë në atë që aplikohet në shtetet e BE-së. BE gjithashtu duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që ato të ndihmojnë vetëveten. Me demokraci të lira dhe të qëndrueshme në Ballkan, ne do kemi një Europë më të lirë dhe të sigurtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME