Categories Showbiz

Marsela Çibukaj flet për sëmundjen e së ëmës dhe periudhën e saj më të vështirë

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në programin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Ashtu si dhe të ftuarit e tjerë, Marsela ka rrëfyer momentin e saj më të vështirë që i ka shënjuar jetën dhe e ka bërë më të fortë.

“Jeta qenka një sfidë e vazhdueshme dhe na duhet të pranojmë disa herë gjëra që zemra nuk do t’i pranojë. Edhe jeta ime ka patur momente jo të bukura. Kujtoj që sa herë kishim një lloj qetësie, tak ndodhte diçka që do na duhej t’ja nisnim nga e para!”, – u shpreh Marsela.

“Dhe ka ndodhur kur mami mu sëmur. Ne na u desh që të kujdesesha për motrën ndërkohë që mami do ndiqte mamin nëpër spitale. Bënin kilometra rrugë nga Rom në Milano, vetë humbi punën, e rifilluam nga e para”, – shton këngëtarja e njohur. “Motra ishte shumë e vogël asokohe, 6 vjeçe, unë vetë mund të kem qenë as 14-15 vjeçe dhe kujdesesha unë për të sepse ishte një moment ku mami kalonte nga një pavion në tjetrin me shpresën që t’ja dilte se bëhej fjalë për një sëmundje të keqe.”

“Momentet e vështira, çdo familje i kalon. Nuk jemi as të parët e as të fundit, fatkeqësisht. Ky vit sidomos na tregoi që ka disa gjëra që vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe me siguri gjëja që vlen më së shumti është njerëzit e zemrës t’i kemi afër”, – përfundon Çibukaj. Kujtojmë se pak kohë më parë, Marsela bëri publike marrëdhënien e saj me këngëtarin, Vitmar Basha, me të cilin vazhdon e lumtur bashkëjetesën. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME