Categories Sport

Shuhet presidenti i Chapecoense, COVID-19 e mposht pas dy javësh

Chapecoense, klubi që u bë i famshëm pas aksidentit ajror që ndodhi në nëntor të vitit 2016, ka humbur presidentin e saj për shkak të COVID-19. Paulo Ricardo Magro ishte shtruar në spital prej 18 dhjetorit dhe më pas pati komplikime dhe ishte në repartin e trajtimit intensiv. Ditën e sotme ai e ka humbur betejën më të rëndësishme dhe ka vdekur. Klubi i Chapecoense e ka konfirmuar lajmin e vdekjes përmes një komunikate: “Thellësisht të tronditur dhe me zemrat e copëtuara nga trishtimi, raportojmë vdekjen e presidentit të Chapecoense, Paulo Ricardo Magro, të mërkurën e 30 dhjetorit.

Paulo ishte 57 vjeç dhe ishte përgjegjës për rinisjen e Chapecoense, brenda dhe jashtë fushe. Ai bëri të mundur që ekipi të ecte sërish në një rrugë fitimtare, me dinjitet dhe punë, vlera të predikuara shpesh nga presidenti ynë i dashur. Jemi të trishtuar, por të gjithë shprehim mirënjohje për njeriun që hyri në historinë tonë dhe u bë i përjetshëm në të, duke e rindërtuar klubin dhe ekipin sërish. Në këtë moment u kërkojmë tifozëve që të bashkohen me lutjet tona për familjen dhe miqtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME