fbpx
Showbiz

Nuk mundi ta përqafonte/ Ardit Gjebrea publikon momentin e ëmbël me fansen e vogël

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka ndarë së fundmi një pozë me një ndjekëse të vogël të tij duke zbuluar njëherazi situatën e krijuar me të teksa e ka takuar gjatë xhirimeve.

“E çfarë mund të bësh, kur një engjëll i vogël të thotë: “Të kam xhan” dhe ti as nuk e përqafon dot nga kushtet e diktuara? I lutem mamit të saj ta “shtrydhë” fare për mua. Bekime për ty Enia”, ka shkruar Arditi krah postimit ku shfaqet me vajzën e vogël me të cilën ka vendosur të bëjë me duar një zemër në vend të përqafimit të munguar.

Kujtojmë se që prej pandemisë ‘Covid-19’, Gjebrea i ka zhvendosur një pjesë të xhirimeve në terren, aty ku dhe duket se merr shumë dashuri nga ndjekësit e tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button