Categories Showbiz

“Për’Puthen” thyen rekorde shikueshmërie/ Arrin në mbi 200 milionë klikime që prej fillimit të sezonit

Programi i dashurisë, reality show “Për’Puthen”, ka bërë namin në “YouTube” duke kaluar çdo pritshmëri dhe parashikim. Që prej nisjes së këtij ‘fenomeni’, që “troket” nga e hëna në të premte në shtëpitë e çdo shqiptari, e deri më sot, ka arritur në mbi 200 milionë klikime. Saktësisht, që prej shtatorit të vitit 2020 e deri më tani (Janar 2021) “Për’Puthen” ka arritur të grumbullojë plotë 202,008,006 klikime.

Një rekord ky, i cili ka si protagonist kryesorë konkurrentët, të cilët kanë zgjedhur që njohjet, që shpesh ndodhin jashtë kamerave, t’i realizojnë në sytë e vëmendjen e të gjithëve. Janë vajzat përballë djemve, njohjet e tyre, xhelozitë, intrigat disa nga arsyet që e kanë kthyer këtë reality dashurie në një ‘fenomen’. Ngjarjet e së cilës sa vinë dhe bëhen me interesante.

Pas suksesit të padiskutueshëm, programi dating më i ndjekur në Shqipëri vjen edhe të dielave mbrëma me ngjarje ekskluzive, të pathënat e javës , takimet, xhelozitë, diskutimet dhe të ftuar. Që prej datës 3 janar ka arritur të grumbullojë 9,514,367 klikime.

Disa nga puntatat kanë arritur në shifrën e 1 milion klikime për vetëm 1 episod. Me autorësinë e Olsa Muhametit dhe nën moderimin e Bora Zemanit, ky program tashmë ka hyrë në çdo familje shqiptare ne vend por edhe në diasporë. Opinionisti Arjan Konomi është rikthyer pas shumë viteve mungesë në ekran, sërish në Top Channel, me një rol kyç në analizimin e sjelljeve të protagonistëve.

Duket se personazhet tërësisht të zakonshëm, të cilët mund ti hasësh rëndomtë në përditshmëri, janë ata që e mbajnë publikun të mbërthyer jo vetëm përpara ekranit të televizorit, por dhe ekraneve të kompjuterëve apo telefonave, duke e bërë “Për’Puthen” një sensacion të vërtetë të “YouTube” dhe rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME