Categories Showbiz

Petrit Vasili nuk përmbahet nga buzët e lyera me krem të aktores, i ‘hedh’ grepin në Facebook

Fundjava me diell ka çuar në bregdet, fizikisht apo mendërisht, thuajse të gjithë shqiptarët. Nëpër rrjetet sociale fotot e detit të qetë, nga ata që kanë mundur të jenë fizikisht atje, po dominojnë muret tona. Me ndonjë perjashtim si Petrit Vasili, nënkryetari i LSI. I etiketuar nga Rama si “Peço peshkatari”, për shkak të denoncimeve të shpeshta ndaj zgjerimit të Greqisë në Jon, duket se Vasili ka preferuar të lundrojë me mendje në Adriatik dhe ka përfunduar në Itali.

Aty, gjithmonë virtualisht, ka gjetur Sabrina Ferillin, aktoren e njohur italiane. Me këtë postim, i ka ndezur atij receptoret e peshkatarit, që nuk e harron profesionin as në tokë. Kështu Peço, ka lëshuar instiktivisht grepin në murin e aktores, me një kompliment të rrallë: E zonja dhe shkëlqyese. E gjitha kjo pasi e ka përshëndetur, duke i dhënë të njohur.

Buzët e lyera me krem të bardhë mbi paninen e aktores e kanë nxjerrë nga profili i ngurtë i politikanit Vasilin, duke i veshur kostumin e fansit. Gjë që nuk është çudi, duke patur parasysh marrëdhëniet e ngushta të Petrit Vasilit me Italinë dhe veçanërisht me skuadren e zemrës, Interin që për momentin kryeson kampionatin. Me këtë rast mund t’i urojmë vetëm fat, me skuadrën, por edhe me aktoren e zemrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME