Categories Lajme

Zonjat demokrate janë simbol i qëndresës, energjisë, kulturës e tolerancës, janë garancia e fitores

Me zonja demokrate anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas të lagjeve “10 Korriku” dhe “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës takime me z Bujar Leskaj. PD e bazon të gjithë potencialin e ndryshimit, tek forca progresiste e të rinjve dhe e vajzave e grave në shoqëri dhe ekonomi.  Zonjat demokrate janë një prej shtyllave ku do të mbështetet Partia Demokratike në fushatën e saj elektorale, fushatë e cila me pjesëmarrjen e tyre do të jetë plot dinamizëm e qytetari.

Zonjat demokrate janë simbol i qëndresës, energjisë, kulturës e tolerancës, janë garancia e fitores sonë dhe e së ardhmes! Partia Demokratike në programin e saj ka shumë reforma, të cilat kanë në qendër zonjat dhe rininë për nxitjen e ekonomisë, punësimin, nxitjen e biznesit. Për PD, barazia gjinore nuk është thjesht një objektiv, por një kusht themelor, pa të cilin nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje të mirë, për integrim evropian dhe prosperitet të vendit.

Pikërisht angazhimi përpara zonjave, nënave e motrave vlonjate, është që ekipi i përzgjedhur nga kryetari Basha do të punojë me përulësi, përkushtim dhe se qeveria e re do të jetë shërbestare e popullit. Objektivat e PD janë të qarta dhe programet e saj ekonomike i japin hapësira të gjera dhe mbështetje të plotë vajzës dhe gruas shqiptare.

U angazhova në emër të Partisë Demokratike se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje do të jetë faktike dhe jo thjesht për numra. Takimet u organizuan nga kryetarja e LDG Vlorë, Alta Haluci. Ishin të pranishme ish- deputetja Nada Meçorapaj, nënkryetarja e PD Vlorë, Nada Daullja. Me zonjat e qarkut të Vlorës në krah, të gjithë së bashku do t’ia dalim që 25 Prilli të kthehet në një ditë historike për Shqipërinë e shqiptarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME