Një reper ka shpëtuar mrekullisht pas përfshirjes në një aksident me një autobus londinez. Reperi i njohur me emrin, Swarmz, që numëron miliona ndjekës në Instagram publikoi në rrjete sociale video nga vendngjarja, në të cilën shihej Ferrari i bërë copash. Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga përplasja e frikshme. Në një “Istastory”, Swarmz shkruante: “Dreq, asnjëherë nuk kisha përplasur ndonjë Ferrari”. Ata që ishin të pranishëm në vendngjarje u shprehën se mbetjet e makinës ishin përhapur gjithandej, ndërsa autobusi ishte dëmtuar shumë pak.
Categories
Showbiz