Categories Showbiz

Rihyrja në BBVIP/ Kiara: Doja të rregulloja gabimet! Luizi: Më bëri përshtypje…

Mbrëmë në “Post Big Brother” u rikthyen edhe njëherë momentet më kulminante të spektaklit që mbajti mbërthyer shqiptarët pas ekranit për 4 muaj rresht.

I tillë ishte momenti i rikthimit të Kiara Titos në shtëpi, e cila ndryshe nga hera e parë që ishte e ngurtë në raport me Luiz Ejllin, jo vetëm u afrua më shumë me të por nisi ‘lojën’ me banorët e tjerë.

Për këtë moment, Kiara tha se donte të rregullonte gabimet e herës së parë për shkak të presionit dhe ishte e bindur që sjellja e saj do të komentohej shumë nga jashtë.

“Unë si natyrë jam e tërhequr, ama kur bie Brenda jam kokë e këmbë. Gjithmonë i vë barriera vetes se I frikësohem gjërave që do vijnë. Është pjesë e natyrës sime. Për pjesën e rikthimit kam dashur të rregulloj disa nga gabimet e mia që aty Brenda për shkak të presionet mund të kem reaguar keq. Sido të hyja unë, prapë do komentohesha me lupë. Nuk besoj se kam bërë ndonjë gabim për të mërzitur kaq shumë njerëzit”- tha Kiara.

Fituesi i “Big Brother VIP” nga ana tjetër pohoi se dhe atij i bëri shumë përshtypje sjellja e Kiarës, por ajo u tregua më e afërt sipas tij, pasi mori konfirmimin nga prindërit.

“Rikthimi i saj, për hir të vërtetës, më ra edhe mua në sy sjellja e saj. Ishte shumë e sigurt, ishte e vendosur. Unë prita pak se thash mos është ndonjë lojë e saj se kjo ka dal jashtë, Kjo ka dalë jashtë ka pasur një martesë me mua Brenda, kishim Shën Valentinin që e përforcoi. Kjo vajzë ka një familje jashtë. Kiara e kishte me siklet, më thoshte dua të takoj një nga familjarët e mia. Doli jashtë, mori konfirmimin nga familja”- tha Luizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME