Categories Lajme

U ekzekutua me një plumb në kokë/ Arjan Gosa ishte me babanë në një lokal në Kavajë, autori pas vrasjes u largua në këmbë

Arjan Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë në një lokal pranë shkollës “24 Maji”.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se në momentin e vrasjes, Gosa ka qenë bashkë me babanë e tij kur një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Më pas autori është larguar në këmbë.  Në foton e siguruar nga “BalkanWeb” shihet edhe babai i Arjan Gosës.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Kavajë. Arjan Gosa, vëllai i Armand Gosës u ekzekutua me një plumb në kokë, në një lokal në Kavajë, në prani të babait të tij.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se autori është parë në lagjen nr.1, duke larguar me vrap dhe kishte një qese me dorë.

Në një njoftim zyrtar policia bëri me dije se shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, pasi Edmond (Armand) Gosa pas një konflikti të ndodhur me 29 mars të këtij viti me Altin Rexhën, mbetën të dy vrarë.

“Viktima Arjan Gosa ka qenë duke konsumuar kafe me babanë e tij. Autori i krimit i maskuar është afruar dhe e ka vrarë me një plumb në kokë. Dyshohet se më pas është larguar në këmbë. Policia ka ngritur pika kontrolli  për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se pista kryesore. Viktima e sotme Arjan Gosa është vëllai i Armand Gosës ku pas një konflikti për motive të dobëta me Arjan Rexhën, mbetën të dy të vrarë. Ngjarjen e sotme policia e lidh me atë të 29 marsit. Në bazë të sekuestrimit të kamerave të sigurisë, policia po bën kontrolle në disa banesa”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME