Sot këngëtari Sinan Hoxha feston ditëlindjen. Lajmin e bëri me dije bashkëshortja e tij, Andrra, e cila përmes një kolazhi fotosh, dhe disa fjalëve, e ka uruar. Më romantike se kurrë, Andrra tregon edhe njëherë dashurinë për këngëtarin.
“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes! @sinanhoxha_”, shkruan ajo.
Çifti e ka kurorëzuar dashurinë prej vitesh, ndërsa tani janë prindër të dy fëmijëve.