
Një pakujdesi me makinë për shkak se kishte konsumuar alkool më shumë se norma e lejuar, ka bërë që portieri i të kuqve, Alban Hoxha të arrestohej dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të Parlamentit.
Albani do dilte dje para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por seanca gjyqësore është shtyrë për sot, kështu që i është dashur që të qëndrojë edhe 24 orë në paraburgim.
Në ambientet e gjykatës dje është fotografuar edhe Çiljeta e cila ka shkuar t’i qëndrojë pranë Albanit. “Panoramasport” ka siguruar këtë foto të Çiljetës në ambientet e Gjykatës së Tiranës duke pritur vendimin që u shty për ditën e nesërme.
Me këtë foto marrin fund edhe thashethemet se Çiljeta dhe Albani janë ndarë, siç u përfol muajin e kaluar.