Categories Showbiz

‘Vajza e 500 trendafilave’: Dhimbja s’ka për t’u mbyllur kurrë, do të mbetet gjithmonë në zemrën time

Modelja, aktorja dhe biznesmenia Nertila Kapaj, e njohur gjerësisht nën etiketimin “vajza e 500 trëndafilave” ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën shumë të komentuar nëpër media si edhe deklaratat për dashuri të përjetshme ndaj partnerit të saj të ndjerë, Jetnis Dollapi. Jetnisi ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare në një aksident me motor në kryeqytet. Ai ishte mik i këngëtarit të njohur Stresi, me të cilin ishte përfshirë në një përplasje të armatosur mes bandave në vitin 2010 dhe njihej si ‘i fortë’.

Të gjithë e njohin me atë emër në rrjete sociale, pasi i dashuri i saj i ndjerë ia bënte shpesh këtë dhuratë. Modelja me lot në sy tha se ai do të mbetet gjithnjë në zemrën e saj, pavarësisht viteve që kalojnë. “Edhe mbas 20 vitesh të vij të flas për këtë, prapë të njjëtën gjë do them, ai është i pazëvendësueshëm. Është një dhimbje që s’ka për t’u mbyllur kurrë, por jeta na bën të fortë. Mësohemi me këtë… Fjalët e tij kanë qenë ‘mos u mërzit zemër se do bëj çdo gjë që të jemi të lumtur bashkë’. Kalon kohë dhe unë prapë i lexoj ato mesazhe”, është sgprehur Nertila.

Ajo është shprehur se i vinte inat me të sepse e dinte që ai nuk do ta linte kurrë. Aktorja njihet për jetën e saj luksoze dhe është mësuar që t’ia plotësojnë kërkesat apo tekat dhe shpeshherë godet me fotot provokuese që publikon. Kujtojmë se Nertila është e bija e Luan Kapaj, zjarrfikësit nga Vlora që u konsiderua ‘hero’ pas tërmetit të 26 Nëntorit. E.D./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME