Categories Showbiz

VIDEOLAJM/ Ricky Martin mbërrin në Tiranë dy ditë para koncertit madhështor

Ricky Martin mbërritur në Tiranë që ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari portorikan nëpërmjet rrjeteve sociale ku shkruan.

“Shqipëri, kemi ardhur”. Ndërkohë në videon e postuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shohim yllin e muzikës latine në aeroportin e Rinasit shoqëruar nga dy djemtë dhe stafi i tij, dy ditë para koncertit të madh.

Ricky ka zgjedhur të udhëtojë drejt kryeqytetit dy ditë para koncertit për ta vizituar atë nga afër para se të ngjitet në skenë.

Koncerti i Rickyt në vendin tonë vjen pas atij të Enrique Iglesias. Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live më 20 Korrik.

Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët do të përjetojnë si asnjëherë tjetër një spektakël të tillë me hite si : “Livin la vida loca”, “The cup of life”, “ Maria”, “La bomba”. Koncerti mban emrin “Ricky Martin Symphonic”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME