Categories Lajme

Shpallen fajtorë tre shqiptarët në Angli, Droguan dhe përdhunuan 23-vjeçaren

Tre shqiptarë në Bedford, Angli, janë shpallur fajtorë për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 23-vjeçareje në shtator të vitit të kaluar. Ngjarja ka ndodhur saktësisht më 4 shtator, pasi e reja kishte dalë natën me disa miq të saj. Vullnet Haka, 33 vjeç, dhe Ibrahim Bezati 36 vjeç, të dy nga Bedford dhe Gemti Hyka nga Cambridge Road 31-vjeç, akuzohen për rrëmbim dhe për përdhunim ndaj 23-vjeçares. Ata u shpallën fajtorë sot pas një gjyqi tre javor, por ende nuk është caktuar data për dënimin e tyre.

Gjykata e Luton Crown dëgjoi se si e reja doli me miqtë e saj në qendër të qytetit Bedford në një klub nate. Hyka iu afrua aty, por u largua me një mik pa rënë në sy. Më vonë Hyka iu afrua sërish vajzës pasi ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Ai më pas e rrëmbeu atë dhe e çoi në garazhin e Newnham Avenue BP me makinën e tij.

Vajza ka tentuar të sinjalizojë për ndihmë, por pa sukses. Hyka më pas e çoi në një pronë në Kempston ku po prisnin Bezati dhe Haka. Policia thotë se viktima më pas u detyrua të merrte kokainë dhe u përdhunua nga tre shqiptarët. Ajo përfundimisht arriti të arratisej dhe gjeti një kalimtar i cili e ndihmoi të kontaktonte me policinë. BurimiDaily Mail

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME