Categories Showbiz

Shpallen nominimet për çmimet “Oscars” , drama “Mank” kryeson me 10 nominime

Gjashtë javë para mbajtjes së ceremonisë së çmimeve “Oscars”, janë bërë publike nominimet e këtij viti. Përmes një transmetimi live, aktorja Priyanka Chopra dhe muzikanti e aktori Nick Jonas prezantuan titujt e filmave në garë dhe emrat e aktorëve, regjisorëve e producentëve të nominuar.

Në kategorinë “Filmi më i mirë” në garë janë drama bardhezi “Mank”, me plot 10 nominime, “Judas and The Black Messiah”, “Nomadland”, “Sound of Metal” dhe “The Trial of the Chicago 7”,  “The Father”, “Promising Young Woman” dhe “Minari.”

Ndërsa për kategorinë “Aktorja më e mirë” janë nominuar aktorët: Viola Davis, Andra Day, Vanessa Kirby, Frances McDormand dhe Carey Mulligan. Ndërsa në kategorinë “Aktori më i mirë” në garë janë aktorët: Riz Ahmed, Chadëick Boseman, Anthony Hopkins, Gary Oldman dhe Steven Yeun.

Për herë të parë në histori, në garën për regjisorin më të mirë do të jenë Emerald Fennell dhe Chloe Zhao, me këtë të fundit që është gruaja e parë me ngjyrë që nominohet në këtë kategori, si edhe Lee Isaac Chung, David Fincher dhe Thomas Vinterbergh. Janë 70 gra që kanë marrë në total 76 nominime, një rekord i ri ky për Akademinë.

Ndërsa në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” garojnë: “Another Round” nga Danimarka, “Better Days” nga Hong Kongu, “Collective” nga Rumania dhe “The Man Who Sold His Skin” nga Tunizia dhe “Quo Vadis Aida?” ku luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj. Ndërsa për  “Filmi më i mirë i animuar” janë nominuar: “Onward”, ‘Over the Moon”, “A Shaun The Sheep Movie: Farmageddon”, “Soul” dhe “Wolfwalkers”.

Ky është edicioni i 93-të i ndarjes së çmimeve “Oscar”. Ceremonia do të zhvillohet më 26 prill të këtij viti dhe pritet të mbahet virtualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Tranmetimi bëhet nëpërmjet kanalit “ABC” në më shumë se 225 shtete të botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME