Categories Lajme

Shpallet fituesi për Milot-Balldren, qeveria jep 10 milionë euro për 1 km rrugë

Pas rrugës së Arbrit dhe autostradës Thumanë-Kashar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë fituese për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren, si pjesë e paketës ‘1 miliard’.

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat do të ketë një vlerë prej 161.5 milion euro, ndërsa parashikon ndërtimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 13-vjeçare.

Referuar formularit të fituesit, kompania që do të kryejë punimet është “A.N.K SHPK”, e cila përfitoi edhe një bonus prej 8.5 % të pikëve nga Këshilli i Ministrave për shkak të rezultatit teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar për këtë aks rrugor.

Kjo nuk është kontrata e vetme që kjo kompani ka fituar përgjatë 2 viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Open Data Albania ajo ka nënshkruar 5 kontrata publike, si e vetme dhe në bashkëpunim me kompani të tjera, ndërsa vlera totale e tyre përllogaritet në rreth 7 milion euro.

Segmenti Milot-Balldre do të ketë një gjatësi prej 18 km dhe shtrihet përgjatë aksit të rrugës që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit te Lezhës deri ne Balldre ku me pas lidhet me rrugën ekzistuese ne drejtim te Shkodrës.

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave te mëdha mbi lumin Mat dhe Drin, një tuneli si dhe disa vepra të vogla arti.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, mendohet që kjo rrugë të jetë strategjike për vitet e ardhshme të zhvillimit të zonës së bregdetit, ndërsa lehtëson komunikimin me Malin e Zi./ SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME