Categories Lajme

Shpërndanë lajme të rreme për Erdoganin, ndiqen penalisht 30 persona

Tridhjetë persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve “të rreme dhe të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, sipas autoriteteve turke.

“U konstatua se hashtag-u #dead u publikua në rrjetin social Twitter, me referenca për presidentin tonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë. “Nën hashtag-un e mësipërm janë identifikuar 30 persona dhe ndaj tyre kanë filluar procedurat e nevojshme”. Megjithatë, në Turqi përflitet vazhdimisht për gjendjen shëndetësore e 67-vjeçarit Erdogan, i cili ka dy dekada në pushtet.

Erdogan bëri daljen e tij të fundit publike të dielën në samitin e G20 në Romë. Presidenti i Turqisë anuloi pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow, për arsye sigurie.

Në vitin 2011, Erdogan, në atë kohë kryeministër, iu nënshtrua një operacioni në zorrë, duke nxitur thashethemet për shëndetin e tij. Një nga mjekët e kishte mohuar se presidenti vuante nga kanceri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME