Categories Lajme

Shpërndante doza me kanabis, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Tiranë

Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 24 vjeçar me inicialet S.S..

Gjatë kontrollit fizik, të riut i janë gjëtur doza me të dyshuara me lëndë narkotike kanabis dhe një thikë. Pas kësaj u bë arrestimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë: DVP Tiranë, Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës, vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kontrolleve të ushtruara ndaj personave me rekorde të mëparshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Në rrugën “Margarita Tutulani”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin S. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME