Categories Lajme

“Shpërndarësi i picave” futet për të vjedhur te një vilë në Tiranë, pronari e bën për spital

Katër ditë më parë, Policia e Tiranës njoftoi se kishte arrestuar një super grabitës banesash në Tiranë. Në fakt, arrestimin e tij nuk e kishte kryer Policia, por i zoti i një banese, të cilit i ishte shënjestruar shtëpia prej Nezirit.

Të dhënat kanë dalë nga Prokuroria e Tiranës që ka nisur hetimet për të dokumentuar jo pak po një seri vjedhjesh dhe grabitjesh të shumta nëpër Tiranë, për të cilat akuzohet 39-vjecari, i kapur dhe i dhunuar nga një person në afërsi të Kopshtit Botanik.

Sipas të dhënave hetimore, bëhet me dije se Neziri trokiti në banesën e shtetasit B.B., me një picë në dorë, duke u sjellë si shpërndarës picash. Por kur pa se nuk po i përgjigjej kush nga brenda, ai hapi portën e jashtme dhe hyri në banesë.

Aty mësohet se kishte ndodhur një përleshje, që për fat nuk ka përfunduar në fatale për jetën e të zotit të shtëpisë dhe të një personi tjetër, kushëri i tij që kanë qenë brenda. Sipas të dhënave të dosjes, mësohet se “shpërndarësi i picave” kishte me vete thikë dhe mjete të forta me të cilën ka sulmuar dy burrat.

Por në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe dy shokë të tyre, të cilët e kanë neutralizuar Nezirin dhe më pas e kanë dhunuar. B.B ka njoftuar Policinë dhe e ka dorëzuar të “kapurin” në duart e postës policore të Farkës ku kanë dhënë edhe dëshmitë përkatëse.

Duke iu referuar të dhënave dhe materialeve të grumbulluara nga ana e Policisë, bëhet me dije se Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” ndërsa ndaj tij, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga të njëjtat burime, bëhet me dije se 39- vjeçari po hetohet edhe për posedim të lëndëve narkotike, ndërkohë që në emrin e tij janë shënuar të paktën 10 akte vjedhjesh dhe grabitjesh nëpër banesa dhe dyqane të Tiranës.

Në fakt, Policia ende nuk ka bërë me dije se për cilat raste bëhet fjalë, por mësohet se Neziri gjendet ende në spital për shkak të dhunës që ka ushtruar i zoti i shtëpisë bashkë me tre personat e tjerë.

Por, duke parë gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhej grabitësi në momentin që ka nisur hetimet Prokuroria, kjo e fundit ka vendosur të nis hetime edhe për shtetasin B.B., për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë 39- vjeçari.

Organi hetimor po punon për identifikimin e të gjitha akteve që ka referuar Policia në emër të këtij personi si autor i disa vjedhjeve dhe grabitjeve./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME